August 3, 2024

Pse o Zot, na ke braktis ? – Petro L. Sotta

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PSE O ZOT, NA KE BRAKTIS ?

S’erdhi e çuditëshme pranvera sivjet,
Por ishte marsi, vetë shumë i lodhur,
I tronditur shpirti im, si dallga në det,
Se qetësoja dot, diçka kish ndodhur…

S’mundesha më, as qiejtë se mbanin
Këtë gjëmë të madhe, që globin trondit,
Në heshtjen mortore, të vdekurit i qanin
Me qindra kjo bishë, po i merr çdo ditë…

Këtë dorë të zezë, s’po e ndalin më dot,
E padukëshme të vjen, ngadalë të vret,
Tharë sytë e njerëzve, s’kanë një pik lot,
Si në barkën e Nojes, shohin nga dritaret…

Një diell i zbehtë, këtë fund marsi vjen,
I dobët, sa mëngjezët s’po i ngroh dot,
Por, një pikëllim, shpirtin tim e shpërthen,
Sa më vjen të thërras, pse hesht o zot…?

Por zotin se ku ndodhet, më s’po e dimë,
Dhe thirrjet e mija, s’po i dëgjon askush,
Hëna çdo natë, s’mund ta fshehë çudinë,
Kur sheh të vdekurit, spitalet kanë mbush…

Shpirtrat që digjen, çfarë mund të thonë,
Nëpër furrat me gas, si në kohën e zisë,
Psherëtimat e tyre, vetëm nata i dëgjon,
Kur thërrasin;-pse o zot, na ke braktis…?

Petro L. Sota 24 Mars 2020 Padova

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com