Thashethemi – Astrit Bulla
Le të qeshim pak miqtë e mi në këtë situatë të dhëmbshme…Ju përshëndes nga PISA! ( ITALIA )
THASHETHEMI
Një burrë fatkeq
U zgjua një mëngjes.
Kur ç’të shohë, poshtë vetes,
Gjen një kokërr vezë.
Dhe gruas i thotë:
-Ka ndodhur hataja!…
Të lutem mos trego!
Se na gjen belaja!
S’ka përse të lutesh,
O i dashur burrë!
Unë të flas për këtë?!…
Pu…pu…pu…jo kurrë!
Del gruaja jashtë,
Oborrin të fshinte,
Kur një zë dëgjon;
Nga aty pranë vinte.
Ishte komshija pranë,
I thosh “Mirëmëngjes”
Dhe kjo i tregon:
“Im shoq sot bëri dy vezë!!!”
Fjala vuri krahë,
Fluturoi papritur,
Nuk mbeti njeri,
“Ngjarjen” pa e ditur.
Kur shkoi në punë,
Si çdo ditë “i gjori”,
I thanë:”Shpejt!-Nxito!
-Të kërkon Drejtori!!”
Dhe niset “i shkreti”
Mendjen duke vrarë,
Obobo… Ç’më gjeti!
Ç’të më dojë vallë?!
-O zoti Drejtor,
Çfarë kam bërë unë?!
-Më thuaj të lutem,
Mos më lër pa punë!…
Përgjigjet Drejtori:
“Leri ato dokrra!!..
-Më thuaj të vërtetën!!..
-Ke bërë njëqind kokrra?!”
“Unë kam bërë vezë?!…
Zoti mos e dhëntë!!!…
Por ty të kanë thënë:
Nëntëdhjetë e nëntë!”
Qeshi me të madhe,
U gajas dhe shkoi.
Ç’ishte THASHETHEMI,
Më në fund kuptoi!?…
TITI….