August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bashkimit të kombit

Thikat e shekujve pamëshirshëm prenë
Mbi trupin tënd Atdhe
Vitet, dekadat, epokat
Përgjakshëm aguan mbi ne

Gjergji trimërisht hodhi hapin ilirian
Tejpërtej truallit tënd
Abdyli me të urtit sërisht
Lëshoi kushtrimin në Kuvend

Ballkani rishtas po trandet
Në një tërmet gjithë errësirë
Ne, do bashkojmë gjymtyrët me trupin
Që shekujt na i copëtuan aq pamëshirë?

Gani Bytyçi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com