Meteorë syt e tu – Muhedin Mahilaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
METEORË SYT E TU
Hajde mesë portokallesh
Aty jam e do të pres
Portokallet kan çel lule
Lulet , larë në ves
Hajde lehtë dhe pa galje
Hajde anës së bahçes
Nën portokallen e madhe
Aty mua do më gjesh
Do mbledh petalet e luleve
Qylym pēr ty do ti shtroj
Mbi qylimin plot aromë
Në gji fort do të shtrëngoj
Hajde nënë portokalle
Pengesat dot s’të ndalojnë
Meteorë syt e tu
Tërmet e zjarre shkaktojnē
M. Mahilaj 24 03 2020
VLORË
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com