August 6, 2024

Nga një ëndërr u zgjua një ditë bota – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nga një ëndërr u zgjua një ditë bota

I tmerruar papritur u ngrit një ditë bota nga gjumi
Sytë kish zgurdulluar duke parë e çuditur, e mpirë,
Çfar po ndodh vallë me njerzit në gjithë këtë rruzull
Kuçedra na ka pushtuar apo ka ardhur ndonjë vampir?

Ç’mystafir është ky vallë që eshte ulur në sofër pa ftuar?
Na është ulur këmbëkryq mu në mes të shtëpisë,
Tantakulat ka hedhur ky përbindës, gjakun për të na infektuar,
Nga erdhi vallë, kush e pruri, kush drejqin e ka pjellë.

Kush e hodhi në gjithë botë, këtë kuçedër me shtatë koka,
Çirren qajn zërat duke lënguar me tuba në shtrat të shtrirë
Kërkon rrugën bota të gjejë, në mugëtirën që ka humbur
Ku po e çoni këtë botë vallë, pse njerzve shpresën u a vratë?

Dëgjojmë duke lindur nga barku i nënës një zë femije
Pse vjen në jetë çdo fëmijë vallë duke qarë????
Ndjejmë dorën e ngrohtë të Perëndisë, duart tona të përkëdheli
Lindja e diellit na ushqen shpresën që këto kohe na është vrarë

Copyright@Nezi Plaku Velaj
Albania Tirana 22. 03. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com