August 16, 2024

Nipit tim (lindur më 28 Nëntor ) – Gani Bytyçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nipit tim
lindur më 28 nëntor

andej në amshimin tuaj
koha ma nuk ka kuptim
këndej në përkohësinë tonë
po numërojmë tik-taket e
na mbyti shekulli i dhembjes

ti erdhe kur dhembjen e mallin
i peshonim me trishtimin e ëndrrave

zbrite nga qielli i yjeve
në qiellin tone të errët e pis të zi
të mbushur korba e lakuriqë nate

u kape fort për rrënjën e gjakut
për flamur

as deshe kryq as yll e hënë
veç atdheun të lirë ta shihje
qiellin me dritë e shkëlqim
ditën me diell
natën pa ankth e trishtim

ti më pyesje sa i madh është atdheu
tevona vetë më thoshe
atdheu është sa deti sa qielli
sa zemra sa dielli
sa dashuria

sa i madh ishte atdheu
në zemren tënde

atë ditë kur ti ike sërish në qiell
toka mori ngjyrë flamuri
arkivoli ishte tepër i vogël
për trupin tënd të madh
se brenda kishe Atdheun
cep me cep

Gani Bytyçi
Zvicër

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com