Pa titull…. – Ervina Toptani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pa titull….
O jete, qe te vrame pa nisur,
Qe foshnjave shpresen iu mohove,
Qe vjen sot si demokraci e stisur,
Ne emrin e saj sa jete denove?
Denove pafund shpirtra te mire,
Faj i rende i tyre: donin lirine,
Ata qe me plumba e vrane ne te mbire,
Sot japin leksione mbi demokracine
Ah moj demokraci e mjere,
Sa shume me genjeve nen petka i blere,
Sa shtrenjte prape me shite vrare edhe prere,
Shpirti me mbeti sa peng sa i ndere
O jete, qe nuk dukesh si nuse aspak,
Me teper ngjason me nje shtrige plake,
Lejoje njehere te vetme Shqiperine,
Para se te vdese ta njohe lirine….
E. T
Ervina Toptani
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com