Amulli…! – Zymer H. Haliti
A M U LL I…!
E di,në burg nuk jam,po mbyllur qëndroj
Jo pse kam dënim apo jam një i dënuar
Këtë e bëj,sepse dëshiroj ende të jetoj…!
Andaj duhet ta ruajmë jetën për të jetuar.
Jeta njëherë të falet dhe duhet çmohet
Në këto ditë pandemie të bëjmë kujdes
Me sjelljen tonë dhe mjekve u ndihmohet
Do largojmë këtë të keqe kemi shpresë…!
Çdo ditë përcjellim lajmet plot amulli…!
Sot u infektuan sa e sa pleq dhe fëmijë
Kjo “bushtër e zezë” s’po ka fare mëshirë
Po i godet ata dhe ato që janë në natyrë.
Po s’ta kemi frikën,ne jemi më të fortē
Do të shporrim nga toka ik në pafundësi
Uroj të ket njerëz më të mirë në ketë botë
Që e duan jetën e shëndetshme në liri…!
Zymer H.Haliti