Bota e re – Astrit Bulla
BOTA E RE
Një botë e re po troket në derë,
kësaj ku jetojmë po i afrohet fundi,
do jetë një botë pa pleq, pa të mjerë,
dhe për ata do thonë që, virusi i mundi,
Do jetë një botë, si ka qenë më parë,
një botë e të gjithëve, jo vetëm për disa,
do zgjohet një mëngjes ,njerëzia mbarë,
pa kryqe mbi kokë, pa çallma mbi ta….
Do jetë patjetër një botë më e mirë,
mashtrimet shekullore do jenë harruar,
një botë, ku njeriu do të jetë i lirë,
pa komunistë mbi krye, pa diktatorë të shquar….
Do ngrihet mbi grataçiela, që do mbeten bosh,
mbi politikanët, me kokën mbi rè,
të gjithë, një nga një, do hidhen në kosh,
do ndjejnë lumturinë, që sjell bota e re….
TITI….