Ç’kemi qënë, ç’jemi? – Delina Kreka
Ç’KEMI QËNË,Ç’JEMI?
Që nga koha kur dhéu leu,
Shqipja që nga toka mbiu
Nëpër kohëra nuk humbi
Siç vdes ,e humbet njeriu.
Në një cep të botës tonë
Leu gjuha jonë amtare.
U këndua nëpër dasma,
Vaj doli ,në mort gjame
Batua jonë I Ilirisë,Katragjyshi SKENDERBEUT
Kur e mblidhte gjithë ushtrinë
-Shpejt o burrat e DODONËS
Zot ti dalim mëmëdheut.
S’ka njeri që ta shëmtojë ,
Këtë gjuhë perëndije.
Nëpër shekuj do jehojë,
Nëpër ninullat e nënave, ndër vargje dashurie.
Nëpër këngët e kreshnikëve,
Që luftonin në Jutbinë.
Ku Muji e Halili
Zotër ishin në tërë Dardaninë.
Lahuta rrëzë një kodre ,
Po vajton për tërë kreshnikët.
Bajrram Curri e Azem e Shota Galicën.
Asnjë gjuhë nëpër botë
Nuk ka patur kaq mallkime
Nuk është ndjekur zënë prej fyti
Që të mos jehonte,për vaj as për gëzime.
Djepi me dorën që tundej
Kurrë gjuhën s’e harroi
Ndaj shqipja nëpër shekuj
Në buzët e nënave jehoi.
Fjala shqipe, toka shqipe
Lashtësia që mban nën vete
Gjithë kështjellat që ke anembanë
Historia,Bukuria që nuk tretet.
Nëpër kohë, zjarresh vitesh ,
Çast pas çasti ,pas çdo ditë.
Një majë gjilpëre në kambrik,
Ndër tosk e geg shkroi gjithë historitë.
E një daltë e një çekan,
Që godet përmbi shkëmb.
Le ta djegë sulltani flamurin,
Mbi çdo portë të zërë vënd.
Gjuha shqipe, toka jonë
Që kaq plagë ke mbi të
Të munduan ,të mallkuan
Por s’tē fshiu dot asnjë.
Penë hidhur,gojë e hidhur
Me gjak trimash shkroi gënjeshtra.
Si na ndau copa-copa
Pastaj shkeli përmbi eshtra .
Po shqiptari i vërtetë,
E ka syrin bash shqiponjë.
Qesh penën e helmuar.
Pret që ,forca ti shterojë.
Ç’kemi qënë edhe ç’jemi?
Nëpër shekuj , luftra e mizori.
Ku gjakatarët nuk u shteruan
Na mbanin në robëri.
Nuk robërohet shqipëtari.
Kokën lart e mban përherë
Nëpër shekuj do jetojë,
Zemër tija gjuhë e tij e lashtë aq sa zjarri
S’ka njeri që ta shëmtojë,
Këtë gjuhë perëndije,
Nëpër shekuj do jehojë
Nëpër vargje dashurie..
Delina Kreka
27 mars 2020..e premte.