Kur heshtja është flori – Shefik Arifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR HESHTJA ËSHTË FLORI
Nga një herë flet më shumë heshtja,
Dhe na hedh një mal me vlera mbi shpinë.
Tek të tjerët rritet gjithnjë kureshtja,
Në pritje të mendimeve që do vijnë.
Kur s‘ke vërtetë kujt t’i flasësh,
Dhe fjala nga të paditurit të nëpërkëmbet.
Është krejt e kotë edhe të bërtasësh,
Më mirë hesht dhe shtrëngoj dhëmbët.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com