August 7, 2024

Mos harroni Zotin! – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS HARRONI ZOTIN!
………………………….
Kushedi pse Zoti lejoj “izolimin”?
Nga ky virus “Korona” sot,
Ndofta familja kishte shumë ankth,
Brenda mureve të shtëpisë.

Ndofta gruaja kishte harruar,
Ti fuste duart pak në brum?
Ishte mësuar me shërbëtore,
Tek estetistja kishte shumë punë.

Babai zyrën e ndërroj me shtëpin,
Fëmijët presin një puthje në krevat,
Gruaja fle në shtrat me burrin,
Po dorën tek celulari e mban.

Gjyshërit rrin me foto në dorë,
Duke puthur nipërit me mallë,
Syt i mbajnë tek dera e shtëpis,
Mos hyn dikush t’i përqafoj.

I riu e kalon natën në diskotek,
Duke u dehur pa shfrenim,
Shtëpin e ndërroj me hotelin,
Jeton pa pasur një qëllim.

Zoti ishte lënë në harres,
Lutja kishte ngelur nëpër libra,
Ose kujtohej në një martesë,
Ose kur dikush vdiste.

Tani erdhi koha të bashkoheni,
Kishit nevojë për një mësim,
Mos lini mbas dore familjen!
Se është pasuri që nuk ka çmim.

Mos e harroni disiplinin e Zotit,
Edhe kur të jeni flokë zbardhur,
Mos u bëni materialista,
Se ai është shkatërrim i shpirtit.
…………………………………………………………
Autorja-Xhuljeta-Ferraj-Parma-Italia-,27/03/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com