August 10, 2024

Tek ty po vij pa frik…!? – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TEK TY PO VIJ PA FRIK..!?
ECUR ME KOHËN SI NDJENJË…
TË JETË KJO DASHURI..!?

Kur lind në çdo zemër
dhe rritet në shpirt,
si një gonxhe trëndafil..!!
Eh, çfarë mund të jetë
një dashuri..
Një ndjenjë që s’ka formë
sa nuk e shikojmë,
as unë por dhe ti…!?
Lind mes vështrimesh në sy
por aty nuk qëndron ,
në zemër, tik tak nis troket,
si rrahje më tepër vazhdon..
Rrënjët në strehën shpirt
shpejt i lëshon..
Kjo është dashuria,
lind si embrion ..
Në barkun e nënës, si fëmijë
apo një filiz i ri, në parajsën jetë
merr mëndtë e tua a të mia
fillon të rritet shpejt..
Si shqiponjë lartësitë kërkon
i pëlqen të qëndrojë
Si era sjell retë, qiejt të pushtojë.!!
Thonë se është një forcë e madhe
sa vlerën çdo kush nuk ja di..!?
Këtë botë të vjetëruar e mban peshë
sensin kohë ja shton,
kur e rrotullon,
nuk e le të ndalojë..

Ah, moj mikja ime
dhe ty që të kam larg
E shoh si një hije, të vjen përqark
të përkëdhel me afshin e nxehtë
nuk i pëlqen të jini vetëm,
kësaj natyre, ta kalosh këtë jetë..
Por dhe krijuesit e rinj, i shikon
nuk i le mënjanë
Shpirtin vjen u ngacmon
gjumin netëve ju rrëmben..
Sa kohën duan ta vrasin
kur shkruajnë vargje poezi
Dashurisë jetën i shtojnë
të pushtojë këtë gjithësi..!!
Të lumtë për mëndjen e kthjellët
ndjesinë dhe vizionin që ke..
Në këtë situatë të vështirë
Dashuria për njëri tjetrin
bëhet më e madhja ndjenjë..!!
Të vdesim, nga viruset e kohës
pa e shijuar, nuk na le…
Tek ty po vij pa frikë
ta dish atje më ke…!!
Valët diçka duan të thonë
kur vijnë në breg..
Dashuria është ndjenjë
hyn shpirtit si oksigjen….

Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 26th, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com