Buza qesh – Natasha Ilia
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BUZA QESH (5)
Jeta luan, qan e qesh
Ndaj i thonë lozonjare
Të godet nga se merr vesh
Atëherë, kur se pret fare.
Çdo pjesë trupit,zë e dhemb
Bashkë me të, të dhembë shpirti
Hë thua se , nuk kam gjë
Ndoshta ndonjë ,virus gripi .
Zë e qeshë si më parë
Qesh buza ,shpirti vuan
Mendja zë e vjen vërdallë
Damaret bëhen të huaj .
Buza qesh si në pranverë
Dhe pse dimri është afruar
Vjen e liga pa u ndjerë
Shpirtin për të robëruar .
Buza qesh , vazhdon e qeshë
I thotë shpirtit,rri mos fli
Dielli sërish do çelë
Pranvera përsëri do vij.!
N@t@sh@ lli@ Çuro Greece
*****************************
Të gjitha të drejtat e autores janë të rezervuar@
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com