E enjte – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E ENJTE
Mos u tremb o zog
Në këto kohëra me re
Ti do të kthehesh sërish
Në degë ulliri
Detrat do pushojnë
Ja
E shoh si vijnë anijet
Me këngë e brohoritje
Në fituam
E enjte
Një copë diell në fjorde
Më jep shpresë
Ta kapërcejë lumin
Me ylberin në krah
Mos u tremb, Zog!
Nesër
Nis stinë e re
Qielli
Do mbushet me pëllumba
Sorrat
Do ikin shkrepave
Në folenë e djallit!
20.3.202
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com