August 5, 2024

Manushaqja – Muhedin Mahilaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MANUSHAQJA !

Manushaqe bukuroshe
Ti moj lulja e xhenetit
Më e bukura ndër shoqe
Ferra mbi kuror të mbeti

Dhe njëhere që retê u çanè
Rezet e diellit të të ngrohin
Tu mblodhēn ferrat dhe stë lanë
Dhe me gjëmba po të çpojn

Manushaqe si duron
Rri e heshtur e pa ndjerë
Kostari kosrēn kur kalon
Ferrat ti ka lën pa prerë

Ti kostarë që kosit
Kosrën kot e mban në dorë
Manushaqia ka mbetē pa dritē
Kanē dalë ferrat mbi kurorë

Ç’bën kostar , pastrojë kuror
Ferrat gjakun pa ja pinë
Mos e lini të gjorë
Mos mërzisni perëndinë

M. Mahilaj 20 03 2020
VLORË

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com