Prap n’ëndërr t’shikoja…- Petro L. Sotta
PRAP N’ËNDËRR T’SHIKOJA
Kaloj kohë e gjatë,
Në foto s’të njihja,
Ëndërra për çdo natë,
Veç me ty i shihja…
Nuk e di pse vallë,
Në mëndje m’ke mbetur,
S’të dija të gjallë,
Por, dhe as të vdekur…
Një kohë ka kaluar,
Vite ndoshta shumë,
Si s’të kam harruar,
Çuditem dhe unë…
Në foto t’shoh tani,
S’po më ngjanë e vjetër,
Ndoshta nuk je ti,
Se m’dukesh si tjetër…
Si lule ke qenë,
Tridhjetë vjetë më parë,
Mbi flokë borë ka rënë,
Rininë të ka marr…
Të ka marr rininë,
Por diçka ka mbetur,
Frutat, ëmbëlsinë,
E kanë kur janë pjekur…
Të kujtoj përherë,
Se m’vije gjithë nur,
Në vjeshtë dhe pranverë,
Më prisje mbi urë…
Ndoshta ëndërr qe,
Apo m’duket mua,
Malli shpesh më ze,
Për buzët e tua…
Ato buzë që vetë,
Pika mjalti kishin,
Si ëndërr m’ka mbet,
Se ma dridhnin mishin….
Kur ta prekja dorën,
Sikur m’zinin ethet,
Fymarrjen ma morën,
Tundeshin dhe gjethet…
Sytë e tu të fikur,
Si yjet n’mëngjes,
Hëna në të ikur,
Një rreze do t’zbres…
Do të zbres një rreze,
Për ty dhe për mua,
Shpirtin tim e ndeze,
Kur gjiri t’u zbulua…
Por, si për çudi,
Nuk e di çfarë ngjau,
Gjithë kjo dashuri,
Dikush na e vrau…
Më të dy s’u pamë,
Prap në park unë shkoja,
Gjethet kishja pranë,
Por ty s’të shikoja…
Duke pritur ngela,
T’më vije me taka,
Flokët kaçurela,
Lidhur fjongo mbrapa…
Por kur gjethet ranë,
Parkun mbuloj bora,
Dhe shpresat u thanë,
Asnjë lajm nuk mora…
Asnjë lajm nuk mora,
Por ty s’të harroja,
Dhe kur shkriu bora,
Prap n’ëndërr t’shikoja…
Petro L. Sota 27 Mars 2020 Padova….