Ah ,ti luleborë… – Hasan Qyqalla
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
AH,TI LULEBORË
Dita ikën kuqërremte është qielli,
Retë coptohen në qiellin e paanë
Kujtimet vardisen si valë oqeani
Përtej shtatë brigjesh ti gjenesh pengëzënë…
Kurrë s’u takuam kur e lamë
Këndej del hëna andej dielli ,
Lotët e trupit derdh pritja
Strehë më bëhet qielli .
Buzët e thara s’i njomë as deti
Një det dallgëzuar i yni mall
Nuk jemi gjithnjë zoter të ndjenjave
Ka dhe largesi të paanë…
Këmbanat bien e vitet heshtpjnë
Germat e fjaleve që s’thash mbledh në dorë
Në shpirt si refren i lodhur pasthirrma
“Ah ,ti luleborë…”
Prof.HASAN QYQALLA
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com