Bukuroshja e vogël – Floriri Z Petra
***BUKUROSHJA E VOGËL***
TË JOSHTE ME ATË BUKURI..!?
Stina e pranverës, po troket sivjet
krahët si shqiponjë, prej qiellit
ka shtrirë, fushës tatëpjet
Më kujtohet si tani,
kemi qënë njëherë të rinj
dilnim bregut të lumit, me shoqëri
Lumenjtë në këtë stinë, fryhen
sa devijojnë shtratin, nga ujrat zbritur
rrëmbyeshëm prej malit..
Shirat bien nuk e ndalin vrapin
por dhe bora dimërore, fillon e shkrin
Sa lumenjtë rrjedhin furishëm
për tu derdhur në det
marrin një rrugëtim..
Bregut të lumit, me miq e shok’
shkonim shpesh për peshk
Ujrave të lumit, shikoja një vajzë bukuroshe
flokët thurrur gërshet..
mëndjen ta shpinte, qoshe më qoshe
sikur ishe dehur ne rraki vërtet’..
Kishte sy të kaltër, si ngjyra e qiellit
Sa herë i përziheshin, me valët e lumit..
Kristale formoheshin, syve..
Mbrëmjeve..
kur kthehesha në shtëpi, s’më zinte gjumi..
Më dilte para sysh, imazhi i saj, si në ëndër
me sy hapur, dorën duke më zgjatur..
E shikoja llërë përveshur
sa herë vija në lumë, të peshkoja
Prej së largu vinin,
afër qëndrave të banuara, kur dilte dimri,
në kasolle prej kashti, jetonin
me familjen, buzë lumit..
Sa herë nxirrte nga uji, thuprat prej shelgu
I zbardhte surati..
Prodhonin me duart e arta
shporta e kanistra, I shisnin
bukën e gojës, të siguronin
Ishte e këndëshme, plot nur
të dytë nuk kishte me atë bukuri
nuk mund ta shihje, dy herë në sy..
As vetë se kuptova, si filloj të lëvizte
për atë vashë, një ndjenjë në gji..
Të ishte vërtet një dashuri..!?
Me zërin e ëmbël më fliste, çdo mëngjes
Më ndiqte me sytë e shkruar, bregut përtej
Por një buzë mbrëmje
kur kthehesha për në shtëpi
Arixhofka e bukur, me faqet e kuqe si molla
kishte zënë pusi..
Sapo afrohesha, më nguli shikimin
drejt tek sytë, si shigjetë
Unë belbëzova si fëmijë, i shkretë
kur duart mi hodhi në qafë
më puthi në faqe dhe në ballë..
Supet delikate, zbuluar, si thupra elastike,
u ndjenë pranë gjoksit tim
Më mbyti me puthje
kënduar si një artiste, këngë klasike..
I befasuar, ngre kryet përpjet’
Zotit iu luta, me mua ç’po ngjet’..!?
Një vajzë e bukur Arixhofkë
më vuri shpirtin në siklet
Eh, rrënkova me vehten, duke thënë,
rastësia është mbret, bën vaki, në jetë
të ndodhin të tilla ndjesi
Bukuroshja e vogël,
sikur më kishte bërë magji..
Ishte ajo kohë atëhere,
vajzat e bukura, nuk dilnin prej dere..!!
Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
March 22nd, 2019.
Të drejtat e autorit rezervuar