Dëshirë – Rudina Muharremi Beja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DËSHIRË…
Mbylleshin portat e blinduara të shtëpive,
nën vetminë e një qielli që herë herë lante retë,
Ngjanin ato gjithnjë e më tepër me arkën e Noes…
Të gjithë të “bindur”,
se brenda mbanin gjithçka të nevojshme,
në pritje të mbarimit të një “apokalpsi”,
që veshur me petka trasparente, asaj agonie pikëlluese,
korrte brishtësitë…
Pallatet mbollën themele me rrënjë të thella frike,
trazuar kohëve të verbëra
e mbi to mbinë mure të larta prej guri e egoje…
Kurse mokrra e mendimit,
çapitej e kaherë… , pyeste:
A thua Zotin e lamë jashtë?!
…..
Zgjati kryet nga dritarja e vockël,
e ju duk se Ai qëndronte ulur në çdo prag…
26/03/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com