Duke hapur librin jetë – Floriri Z Petra
DUKE HAPUR LIBRIN JETË
HEDHIM SYTË TEK ZOTI..
NDRIÇOHET SHPIRTI
KËSHTU LIND BESIMI
VJEN NJËHERESH, SHPËTIMI…
Kini të drejtën tuaj të mendoni
apo fjalën e ëmbël të thoni..
O miqtë e mi botës shpërndarë
Nuk dihet se janë nga virusi
gjithë këto anomali dhe vdekje,
Çfarë nuk po ndodh
me këtë botë të vjetëruar,
Lum kush të rrojë ka për të gëzuar,
sytë mos na qajnë dhe lotojnë,
për fëmijët tanë, krijesat e reja
apo miket e nderuara,
kësaj bote të lirë..
Të mbledhur nga çdo anë
jemi bërë një familje e madhe
Besimi tek Zoti, sjell shpresën
Minimizon panikun, frikën
apo streset krijuara
Hapni dritaret e zemrës
do të shihni dritën e Zotit.
hyrë shpirtit..
Kjo na sjell shpëtimin e kërkuar
Fjala e tij largon trishtimin,
ankthin, sëmundjet apo dëshpërimin
Sjell paqe midis popujve,
të lulëzojë njerëzimi..
Dashuri pa kushte, tek njerzit
respekt në familje dhe shoqëri
Dëshiroj të jini mirë me vehten
Ju miqtë e mi, në këto ditë të vështira
apo me njerzit e zemrës suaj,
Po ashtu i gjithë populli i pa fajshëm
po përballet me këtë sfidë të madhe
Çdo dhimbje kemi për ta kaluar
do dalim më të fortë
nga kjo luftë e heshtur e pa dukshme
me sa më pak pasoja…
Kujdesi për vehten, zbatimi i një higjene
Shpëton shumë të tjerë
Sa më shpejt ta largojmë, këtë kolerë…
Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
March 22nd, 2020..
Të drejtat e autorit rezeevuar…