E padukshme! – Meti Belaj
E padukshme!
Rrotullohët rrugëve të ajrit, poshtë
e përpjetë..
Pa ngjyrë, as shije, as peshë,
dyndet mureve të fytit, si iriqi në detë.
E padukshme!
Rrëshqet lugjeve të lotëve, rrëzë
kodres së hundes si vajguri i nxehtë.
E teshtima mbetët ushtari i saj i vërtetë!
E padukshme!
Vjedhurazi ngjitet mollëzave të kuqërremta, deri mbi buzët e thara e t’qara
si–rreshkë.
E padukshme!
Kthesave e ngushticave të mushkërive,
strehim e kushte për pushim kërkon..!
E, imuniteti i trupit të njomë shpejt rrugën
ja dëfton!..
E padukshme!
Shtegtimin e vetme vazhdon…
Deri atje, aq largë sa krahrori pëllembën e
dorës, më nuk shtrengon!
Atje e padukshmja merr fund,
ndër–gishtërinjë, ku sapuni
përgjithmonë e tjetërson!
Meti Belaj
Bruksel