August 28, 2024

Fluturat e bardha – Pellumb Troci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FLUTURAT E BARDHA

Poezi nga Pellumb Troci

Endrrat e mija, si femijet me presin gjer ne zgjim,
Lozin me njera tjetren doreshtrenguar, e qeshin…
Veshur plot ngjyra pranverore qe rrezellijne,
Me presin mua te shetisim sebashku ne lendina.
Endrrat e mija, te qeshura e gaztore a te trishta,
Zgjohen bashke me mua,flene bashke me mua,
Me zene perdore e me shpien drejt vendlindjes,
Aty ku edhe pemet edhe malin si syte I dua…
Endrrat e mia, me shohin ne sy, e flasin ne heshtje,
Me perkedhelin si fluturat me krahet e tyre,
Bashke me to e gdhijme tok,perqafuar…
E perjetesisht nuk ndjehem I harruar.
Endrrat e mia, veshur ngjyra ngjyra, jane si stinet,
Me risjellin ne kujtese njerez dhe peisazhe,
Bejne me gisht, per te me treguar rrugicat e femijerise,
Aty ku u gjakosa, ku kam lozur e kam hedhur valle.
Endrrat e mia, ma sollen vashezen ne sy,ate qe e doja,
U trishtova per ate, sa shume ishte plakur nga dhimbja,
Sa shume ishte gerryer nga plaget ne shpirt,duke pritur,
Te pakten ne endrra- te vetme te mos e lija!!!
Tani bashke me endrrat edhe vasheza loz me ne,
Hareshem gezohet qe u pame ne lendine si dikur,
Here ngrihet e here rrezohet nga ritmi I valles,
E marr per dore, I puth duart e faqet plot nur!
Endrrat e mia, jane thinjur si vasheza qe doja,
Jane rritur, jane ngritur dhe rrezuar si fluturat,
Jane lodhur se kerkuari sypafjetura si ato,
Here te zbehta ne fytyre e here te bukura!
Endrrat e mia, rrethuar nga shkelqimi I vashes plot nur!
Ptroci2korrik

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com