August 3, 2024

Jo, kurrë, më parë… – Asja Mulgeci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jo, kurrë , më parë …

Dua të ulem
e të ndritem,
në hireartat e tua,
të prehem qetësisht
i lumturuar,
në atë fron mbretëror,
sa më shumë u ulkam,
aq më shum shtoj
dashjen e përvëluar
që të doja kaq shumë ,
s’e dija…
(Ç’kod i fshehtë,
ç’kod i ngrohtë!)
Të më ndodhte kjo ,
se kisha shkuar në mëndje,
e mësova…
imazheve” mbrëmë:
Kur po flija
në “shtratin tënd” parajsor,
Symbyllur, teksa rrija,
si nata e paqtë ,
teksa më vështroje
me sybukurit si qiell,
aq hirshëm,
botësi thashë
me zë të lartë:
Oh, sa fatlum, i bekuar
Qenkam nga perendia,
Po më qesh syndritur bukuria…
“që e ndalka
edhe rrotullimin e globit”.
humbet mahnitshëm në sytë e mi,
dallgos shpirtin tim
e vallëzon nëpër dallgë,
e unë “mbytem” i vetëdijshëm
në valët e shkumosura
të shpirtit në dalldi…
Le të marrosem,
kaq mirë, mrekullisht,
vetëm nga ty,
vetëm nga ty,
O e hirshmja ime ëngjëllore,
zemërshpirtin bukurisht
ma pushtove”
sinqerisht,…
Jo, kurrë,
s’kishte ndodhur më parë ,
Pushtim i tillë,
tërësisht,
pa “ushtri”…
Asja Mulgeci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com