August 3, 2024

Lufta pa armë corona – Anastas Qirici

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lufta pa armë.corona.
*
Thonë se erdhi lufta,
pa bomba pa pushkë,
në çdo derë pallati,
ngjitur një fletushkë.
*
Atje shkruhen ligjet,
rrugët plotë ushtri,
virusi Kinez,
me kanun të ri.
*
Kush nuk zbaton ligjet
gjobat janë të rënda,
po ç,faj kanë njerëzit,
të rrinë mbyllur brenda.
*
Ky burgim global,
nuk është rastësi
them po istalohet,
një sistem i ri.
*
Kjo fletushka e re,
me ligje të reja,
korona virus,
ishte meseleja.
*
Kur ndryshohen ligjet,
dhe bota ndryshon,
Djalli apo zoti,
është në timon.
*
Këtë nuk e dinë,
kush e shkroi fletushkën,
unë u them se djalli,
polli diktaturën.
*
Diktaturë e re ,
ndërplanetare,
luftë bakteorologjike,
i thonë në gjuhë shkencore.
*
Gjithë planeti tokë,
u prek nga virusi,
me dorë djallëzore,
apo nga Jezusi.
*
Perndia nuk vret,
është gjithë dashuri,
djalli po nxjerr ligjet,
të mbajë mbretëri.
*
Por këtij sistemi,
fundi po i vjen,
kush e kërkon zotin,
rrugën e drejtë gjen.
*
E pra koha erdhi,
të luftojmë pa armë,
djalli me virus,
Ne zotit tuj falë.
*
Çdo sistem në botë ,
një fund e ka patur,
po sistemi i djallit.
botën e ka kapur.
*
Unë nuk jam profet,
tu them kur vjen zoti,
por një smundje e rëndë,
po përballon globi.
*
Smundje dhe tërmete,
janë shenjat e mia,
gjëra të pa para,
kurr nga njerëzia,
e tha perëndia.
*
Kështu shkruan bibla,
e thotë dhe kurani,
Po dhatë dashuri,
Dashuri do mërrni.
*
***Nga Anastas Qirici 23.03.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com