August 6, 2024

O Zoti im – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***O ZOTI IM***
Çfarë shohin sytë tanë
kësaj pranvere të vonuar
ardhur një kuçedër, ogurzezë
Re të zeza, qiellin kanë pushtuar
këtij globi tani të vjetëruar
Mos po vjen një shkatërim..!?
O krijues i kësaj gjithësie
Verë dorën e butë, sill një ndryshim
Bëj kujdes të lutem, ki pak mëshirë
për ato foshnja, sapo lindur..
Erdhur në jetë,
po shohin dritën tënde
Mos i ndëshko, janë pa faj
nga kjo epidemi e pa parë..
Të jetë sëmundja e shekullit
të shfarosë popullsinë,
sa nuk njeh moshë, apo gjini
je i pasur apo në varfëri,
ta ketë sjellë dora njeri,
të rrojë kush të ngelet, në gjithësi..!?
Kësaj i thonë më tepër se çmënduri,
të vrasësh vehten tënde,
o kafshë prehistorike, kthyer në njeri..!?
☆O ZOTI IM☆
Ti na shikon dhe na gjykon
jepu dorën moshës së tretë
le të ngrihen ta jetojnë
pak më tepër këtë jetë..
Kur i kanë lënë në mëshirë të fatit,
ata fëmijë vetë,
sa kanë marrë udhët e kurbetit
për një jetë më të mirë..
Kur vëndi i tyre nuk ju siguron
Punë, shkollim, akomodim
por i detyron, të marrin një rrugëtim..

O ZOTI IM, LART NË QIELL
DËGJOJE LUTJEN TIME
NUK JAM I VETËM
KUR SYTË I KEMI DREJTUAR
TEK TY…
MOS NA SILL TËRMETE,
SA NA NXJERRIN NGA SHTËPITË,
NDËRTUAR ME MUNDIM VETË
AS PËRMBYTJE, MOS NA SILL
SE I HUMBIM TË GJITHA
TANI NJË CORONAVIRUS,
NA KISH MUNGUAR
SA GJITHË GLOBI ËSHTË PUSHTUAR..
ÇDO KUSH NË STREHËN E TIJ, NGUJUAR..
POR KA SHUMË TË TJERË,
LËNË PA STREHË, TË MJERË..

Po shohim të mbijnë çdo ditë
si fara e spinaqit
Infeksionet e ndryshme
Sa nuk e kupton askush,
kur është i sëmurë..
Vetëm të vjen një debulesë
Humbet forcat dhe një shpresë
kërkon sa më parë të vdesë..
Jo ZOTI im..!?
Sill erën tënde , të fuqishme si uragan
Largoje nga Globi jonë
këtë kuçedër, vdekje prurëse..
Le të lutemi o miqtë e mi
për ato viktima të pa fajshme..
Mos ketë më ditëve në vazhdim
Kujdesuni për vehten, në rradhë të parë
Kini shpëtuar të tjerë…
Le të jetë ky një misioni i ri…!?
Tek streha jote o ZOT…
gjejmë, ngushëllim e shpëtim…!!

Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 22nd, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com