Ripërtritja e rrapit – Ildije Xhemali
* * * RIPËRTRITJA e RRAPIT
Mes maleve shkëmbor, jeta lëshuar rrënjë
Bregu i detit tej, limon’ e mandarinë
Veri, Jug, ç’të kap syri, begati e pasuri
Rridhte jeta e gëzuar, fort i lumturi njeri.
*
Brezi ndrronte brezin, i riu të vjetrin
Si ndrron peshkatari, çdo ditë rrjetën
Jeta lulëzuar në brigje, lugina
Por jo gjth’monë të gëzon e mira
*
Një vit i mbrapshtë, sterrosur deti
U mboll e keqja, u lemeris mileti
Buzë një përroi, lartohet rrap i vjetër
Një të dytë s’gjen n’asnjë vend tjetër
*
Stuhi të forta, sharr’ e kohës në veprim
Rrapin madhështor, në udhën pa kthim
Në trungun e kalbur, një filiz i ri
Pëshëndeti dritën, lartoj shtatin e tij
*
Koha shëroi lagët, ripërtriu jetën
Dita largoi natën, e mira të keqen
Përmbledhje me poezi “Lule mbi thinja “