August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPRESA VDES E FUNDIT

E varfër e vështirë por e dashur
në vendlindje ishte jeta ime,
me prindër, vëllëzër e motra
shtëpia ishte përplot me gëzime.

Si fëmijë, sodisja lulet shumëngjyshe
lagjet, fshati Stagovë, bukuri e rrallë,
shkolla, mesuesi, shoqet, shoket e klasës
shtegëtim, mendjendritur në horizont.

Jetën e vështirë, luftës në Kosovë
me sakrifica e me dinjitet e përballova,
pjesën e jetes më të mirë
në vendlindjen time të dashur e kalova.

Por për mua gjërat ndryshuan
jeta ime morri rrugëtim tjetër
pas 26 viteve, smundja e pamshirshme
më shkatërroj, gëzimet dhe lumturin time.

Koha, muaji, per mua ecin ngadalë
edhe ëndërrat më janë tretur diku,
asgjë me smë bën përshtypje si më parë
ditë të zymta sot për mua shënohen në kalendarë.

Por njeriu jeton me shpresë
se vetëm Zoti din të bëj mrekulli,
shpresa edhe Zoti flasin me mua
qëndro o trim i fortë derri në minuten e fundit
jeto i pamposhtur se për ty shpresa vdes e fundit.

Ilir Gudaqi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com