August 6, 2024

Sikur të mundja, sikur… – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SIKUR TË MUNDJA, SIKUR…

Në sipërfaqen e rrafshët
Një zog çukit në asfalt.
E marr mesazhin dhe hap dritaren…
Një grua nder rrobat e lara në tel
Vizatoj gjinjtë e saj në xham
Që bluza e bardhë dot si fsheh.
Ah, sikur…sikur të mundja
Ti prek duart e saj, ta ndihmoja
Tia beja punën më të lehtë.
Sikur, sikur të mundja
Çdo mëngjez ti merrja erë lules
Që vesa e kreh me përtim.
Të puthja diellin sikur të mundja
Rrezet e tij ti thurja gërshetë
Një të sëmuri në shtrat pa shpresë
Tia dhuroja për shërim.
Sikur të mundja, sikur…
Të ngre në qiell balonat e paqes
Të ngrihem në ajër dhe vetë.
Me penjtë e mirësisë ndër duar
Të prek me shikim sytë e gruas
Me flokët e pemëve të luaj..
Në sy me ëndrrën më dridhen duart
Si dridhen nga era rrobat në tel.
Sikur…Sikur…Sikur…
Po dal ti shkoj në ndihmë trumcakut
Në asfalt të qëlloj me grusht
Dritaret e tyre të hapin
Mijëra të tjerë si unë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com