Tokës sime Dardani – Shefik Surdulli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Autor: Shefik Surdulli (Gjilan, Kosovë)
Tokës sime Dardani
Edhe kaq sa jam,
Jam më e madhe se ti,
Më e bukur,
Më e shenjtë
dhe madhështore
në çdo stinë.
Jam më e butë se egërsia jote
Më e dhimbshme
se qava për ty kur më braktise,
Nuk të mallkova
kur i huaji me zjarrë e hekur
mbi mua ka shkelë.
Pa shpresë e krejt të shkretë
nuk më lanë ata që më donin
përnjëmend
më kishin nanë.
Ti më trandë
kur harlisesh
e s’më njeh
për Zonjë të randë…
28 mars 2020
(ShS)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com