August 7, 2024

Urdhëri i luanit (Poezi për fëmijë) – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

URDHËRI I LUANIT
( Poezi për fëmijë )

Kangurët me lepuj
Ketri e sorkadha,
Morën letër ftesë
Për takim ke arra.

Nga maja e malit
Fjalë dërgoi luani,
Atë dhelpër dinaken
Largone nga froni.

E dhelprën dinake
Në kokë me ca lara,
Nuk kishte shumë kohë
Që e kishin vu para.

U mblodhen të gjithë
Nën hijen e arrës,
Fjalën në tubim
Ia dhanë zojë sorkadhes.

Kur lexoi sorkadhja
Raportin e shkruar,
U hap debat i madh
Kush për të dominuar.

Gjithçka flitej kot
Vendim ishte i prerë.
Dinaken që sot
Largone menjiherë.

Duke dalë dinakja
La këtë porosi,
Do të këthehem më e fortë
Me shumë dhenë e dhi!

28.03.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com