Xhaxhi poet – Mustafë Krasniqi
LUTU TOKA JONË, RININ E BUKUR TË MOS IA FALIM BOTËS. SIKUR JEMI VERBUAR, KULLËN PO E SHKRETOJMË, DJEPAT THATË PO I LËMË!
ATDHEU, KULLA JONË LUT PËR MËRGIMTARËT, RINIA TË MOS TRETET RRUGËVE TË HUMBURA TË BOTËA.
Shkruan: Mustafë Krasniqi
XHAXHI POET….
(fëmijëve të diasporës)
Edhe ne jemi fëmijë, xhaxhi poet
E duamë pranverën e madhe pa hile
Fluturën kah fluturon mbi kullën ilire
bilbilin me zërin e shqipeve tona.
Xhaxhi poet …edhe ne
Digjem për zërin tënd
E tek jemi larg teje,
kush s`pyet për lotin
dashurin dhimbjen tonë.
Eh sa jemi tretur në heshtje
Trazuar botës pa gjuhë
Dhe si qyqar belbëzojmë
Në të bukurat fjalë shqipe.
Xhaxhi poet shkruaj edhe për ne
Ndoshta një ditë vargjet tua
Do t`na kthejnë në atdhe
Tek fluturat e bukura të kullës Ilire
E tek zëri i ëmbël i bylbylave.