August 7, 2024

Hapi kanatat e dritares ! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HAPI KANATAT E DRITARES!

Hapi kanatat e dritares nënë.
Se dua të shikoj nënë Çamërinë.
Dua të shikoj vatanin tënë.
Se atje ti nënë ke fëmijërinë!

Hapi kanatat e dritares babush!
Së dua të shoh të tuat sinore.
Pjellore e të begata sa askush.
Një jetë i qëndisët si vitore!

Hapi kanatat e dritares grua.
Të dëgjoj si fëshfërijnë ullinjtë.
Të flas me një dardhë e një ftua.
Me bahçet me ngjyrë të florinjtë!

Hapi kanatat e dritares biri im!
Me varret e të parëve,të bisedoj.
Tu flas e të më çmallet shpirti im!
Të flas me ta çdo ditë,sa të rroj !

Hapi kanatat e dritares o motër!
Të ndjej aromën e tokës me vlagë.
Të shoh thëngjijtë e shuar në votër.
Të shoh e të kuroj me mijëra plagë !

Vëlla kanatat e dritares mos i mbyll.
Malit të Bezhanit ti them ca fjalë.
Të shoh gjurmët e gjakut në çdo pyll.
Të flas me të rënët sa të jem gjallë!

Hapni kanatat e dritareve vëllezër!
E ndjeni erën e vatanit në shtëpija?
E kemi në shpirt,e kemi në zemër.
Na flet na mëkon nana jonë Çamërija!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com