Janë ngatërruar… – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JANË NGATËRRUAR…
Ditët stinët orët
E askush më
Nuk e di
A do lindë dielli me sy
Njerëzit
A do zgjohen me ëndrra
Nëpër rrugë
A do t’i zgjojë këmbana
Që bie
Të Sheshi i shpresës?
Edhe fjala është lidhur
Në shtatë nyje
Me shtatë dredha
Janë ngatërruar…
28.3.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com