Kam ditë… – Violeta Hoxhaj Hysenaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kam ditë..
Kam ditë, bir, s’të përqafoj,
Kam ditë, bir,që të rri larg.
Ti hedh një hap, unë të ndaloj,
Më drithëron ky kontakt.
Jam i rregullës përjashtim,
Mes turmës e imja arenë,
Nëse shërbej për njerinë,
E ul të frikës edemë.
Shtëpia s’më bëhet gunë,
Istikami është shesh,
Një cërrkë pështymë mund të jetë plumb,
Nje prekje mund të jetë hesht’.
Rrëkezë jam në kanal,
Nën varkën që shemb urinë.
Borxhin, bir,kam për ta larë,
Sa moli të puthë gjeminë.
Violeta Hoxhaj Hysenaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com