Kur vdes qyteti – Puntorie Muça Ziba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR VDES QYTETI
Kjo pranverë e gjatë
polli mijëra kandërrngrënës
si derra të tërbuar perandorak.
Këta gojë çaraveshur
shituan shikimin tim
nga dritarja pasqyrë
e bërë pis me copëza fekalesh.
(Çdo mëngjes zvetnohet
faqja e qytetit.)
Nga periudha larvore
plasin kokat,
pikojnë bulevardeve.
Zëra të çartur kandërrngrënësish
shalëgjatë e shalë shkurtër
dremisin maleve përreth
gjoja se flejnë,
gjoja se janë krahë e këmbë këputur.
Ata gërvishtnin hënëzën e faqes sime
dhe s’bëjnë asnjë çap tutje.
Më sillni kulpër kacavarëse
t’ua ndal hovin
kandërrngrënësve të zhurmshëm,
se qyteti i skulpturave pa art,
mori pamjen e dhomës së morgut.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com