Në oqeanin e dhimbjes së mallit – Sadie Kryeziu Dija
SOT 4 vite me pare iku nga kjo bote: nena, gjyshja, vjehrra jone e mira…edhe pse dashuria eshte e sinqert per njeri-tjetrin Ne e perkujtojm me mall. Pusho e qete ne parajes prane engjejve. POEZIA IME…realitet i kohes!
DIJA Sadie Kryeziu
NE OQEANIN E DHIMBJES SE MALLIT
( Kushtuar nënës, gjyshes, vjehrres… tonë te dashur Halime Bejta, me rastin e lamtumirës së fundit nga kjo botë 16/02/2016)
Loti në gjoksin tim është heshtje që përmbytet në oqeanin
e dhimbjes se mallit të përveluar për duart e ngrohta, përqafimet, fjaltë e nënës TE DUA BIRI IM,
e unë me lotin tim si përherë përpelitëm mes plagës se dashuria e të birit për nënën nuk ka kufij,
Jam UNË BIRI YT që me deshte aq shumë, aq shumë sa puthjet e tua nuk kishin mbarim
në lamtumirën e fundit te dimrit të thyer se shpresa vdes e fundit.
Sa herë të pëshpërita në veshin e zemrën tënde se: Ti je nëna ime që të deshta shumë, shumë sa edhe rrezët e diellit ndriçuan dashurinë tonë!
Loti im lirin e lind brenda, e heshtjen e përmbyt ne gjoksin tim si oqean
Për ty, Për mua
Për NE të dy të përqafuar e duart me mall shtrënguar!
Sot edhe dielli lotin nuk e ndalon se dhimbja për ne të dy është Ujëvarë
që buron papushim …
Jemi Unë dhe Ti, dhe askush tjetër
si dikur krenar për njëri- tjetrin
Ti për birin tënd, e Unë për nënën time.
(Përmes këtyre vargjeve kam përshkruar dashurinë e Abedinit, për nënën e tij që do ti mungoj gjatë gjithë jetës)
Sadie Kryeziu- Dija Londër
16/02/2016