August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË GRUA E RRALLË

Në detin e trazuar jetonte
Mbi valët e detit të dalldisur
Marinare e fortë qëndronte
Jetë njerëzish shpëtonte

Timonin e mbante fort në duar
Udhëtonte në rrugën e duhur
Sa herë dallgët e përplasnin
Zemra i bëhej edhe më e fortë

Marinarja udhëtonte vetëm
E braktisur e tradhëtuar
Ata nga frika e ujërave të thella
Edhe notin e kishin harruar

Pas një kohe shumë të gjatë
Udhetarët kërkonin shpëtim
Marinarja larg kishe lundruar
Nuk kishte kohë për kthim

Fatime Kalimashi
Mars 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com