August 6, 2024

Parfumi i shpirtit – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PARFUMI I SHPIRTIT
*******************
Dy parfume mbaj në duar
Njëra është parfum natyre
Tjetra ,parfum i përpunuar .
Shpirti,vetëm njërën më do mua .

S’dua aromë të intriguar ,
më plasarit trup mendje e duar .
Aroma më e shtrenjtë për mua
është aroma e lëndinave të praruar .

Me të, parfumos shpirtin ,mëndjen ,
Ilaç më të mirë se ty aromë pranvere ,
askush nuk mund të gjej .

Jo ,vërtet nuk i dua,ato lloj parfumesh .
Ato mi prishin ëndrrat e realitetit ndjesor
Më përçojnë në skuta të errëta ,
Sa as lumenj me ujë të kristaltë
nuk më pastrojne hiret e mia.

Mbase parfumi do filloj të qaj,
që unë e shpërfill me modesti ,
Por,më vjen keq,ky është realitet
Aromën e pranverës,nuk mund
ta krahasoj dot me ty .

Sherife Malo Allko
30 .03.2020
Të drejtat e autores të rezervuar !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com