Peisazh… – Violeta Hoxhaj Hysenaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Peisazh
E etur erdhi pranvera,
Esëll për një përqafim,
Ia gjeti krahët e prera
Pritjes, hijes në ngujim.
Lulet mbetën të paputhura,
Nga sytë që dimri i ngriu.
Venë e vijnë bletë e flutura,
Partiturë pa njeriun.
Zogjtë këngën e kanë nisur,
Cep më cep, në çdo sinor,
Virusi paska lajthitur,
I ka lënë pa spektatorë.
Fijet po m’i dredh në zemër,
Dritëhijeve ky peisazh.
Zot, më thuaj është ëndërr,
Zot,më thuaj është mirazh.
Violeta Hoxhaj Hysenaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com