August 3, 2024

Të mbetemi njerëz, mënd për mirë…! – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË MBETEMI NJERËZ
MËND PËR MIRË..!!

Ditët ikin sa nuk ndalojnë
sytë tanë gjithçka shikojnë,
në çdo stinë…
Njerëz të rinj, udhës jete takojmë,
por të vjetrit nuk i harrojmë..
Kësaj bote në virtualitet
nuk po e kuptojmë,
çfarë po ngjet..!?
Kush foli morri groshin
apo kush pagoi i fryn, birbilit..
Eh, nuk kanë faj, fali o Zot
nuk dinë se çfarë po bëjnë..
Kjo botë, sikur ka marrë flakë
mos po digjet në zjarr..
Kush mund ta shuajë ..!?
Po vjen muaji Prill e Maj
Jeshilon bari, fushës së gjërë
apo bregut të malit
Çelin lulet pemëve, plot ngjyra
në çdo skaj ndryshon natyra
Ndjehet stinë pranvere,
kaloj një dimër i ftohtë..
Ardha më në fund, nga një rrugë e gjatë
tek sofra miqësi..
Kalova brigje lumenjsh, lënë pas
male të thepisur, si thikë
rrëzuar në det..
Lidhur nga ura të mëdha
eca udhëve pa anë
sa më në fund dola mbanë…
Si një Marathonomak,
Magelan, erdhur botës vërdall
Më kishin zënë shtigjet
isha i bllokuar, përse ..!?
S’ mund të them, njerëz të mirë apo të liq
as vetë nuk e di..!?
Tek ngushtica e Bosforit, aty në Dardanele,
nuk gjeja udhë kalim…
Si anija 105, dikur..u ktheva në bazë
tek një miqësi virtuale e pastër e sinqertë..
Mes nesh të qajmë halle, të nxjerrim derte
kur kemi njerëz të mirë, që i duan fort,
pse qëndrojnë larg..!?
Shpirti na dhemb, sërisht ndjejmë mall
syri lotin pikon, kur ecim dhe ecim,
në këtë jetë
dhe s’po i takojmë dot..
Ka dhe të tjerë, që shpirti ju gërvishtet
kur na shohin, që shkruajmë çdo ditë…
Sytë ju dhembin, nuk na lexojnë
Ju duket sikur i kopjojmë
bëjnë sa kanë në dorë
Broçkollitin dhe të bllokojnë
aq dinë, pse na lëndojnë..!?
Tek Zoti ne shpresojmë
do zbardhet një ditë, do na gjykojnë..
Kot nuk i thonë : deri ku të vemë,
se di asnjeri..!?
Çfarë kemi bërë e dimë
apo do të lemë,
për këtë duhet menduar
të paktën të mbetemi njerëz,
mënd për mirë..
Kur jeta po bëhet,
akoma më e vështirë..!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
March 27th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com