August 5, 2024

Thellë në zemër nënë të kam – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Thellë në zemër nënë të kam

Nënë dashuri e thellë
Ti gjithçka për mua bën
Brenda zemrës e kam mbjellë
Frymën tënde emrin tënd

Falë teje e kam jetën
Me dhimbje e me lumturi
Më mësove të vërtetën
Ti ma dhe emrin Njeri

Që ditë kur unë linda
Deri sot që jam baba
Nëpër vite krejt u binda
Se si gjiri yt nuk ka

Sot që thinja kam në flokë
Edhe rrudha kam në ballë
Rrugën time nëpër botë
Ma ndriçon i yti mall.

Nëse ty të kam lënduar
Ti gjithmonë ma ke falur
Lot prej sysh më ka pikuar
Ai lot jo s’ka të ndalur

Kur marr udhën nga ky prag,
I përlotur shpirtin plagë,
Syri yt më ndjek nga lart
Zërin tënd dëgjoj nga larg

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com