August 3, 2024

Ulu moj hënë për mbi Vjosë – Anastas Qirici

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ulu moj hënë për mbi Vjosë.
*
E,ulu. hënë,
për mbi Vjosë,
mbi Përtëkonjë,
e në Boboshë.
në Mbrezhan,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
Të pishë ujë ,
në ato male,
ku janë vajzat,
si sorkadhe,
në Mbrezhan,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
E ulu hënë,
për mbi Mirovë,
ti prekësh ,
djemtë me dorë,
në Mbrezhan ,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
E ulu hënë,
për mbi Gurrë,
prit çupat,
kur mbushin ujë,
në Mbrezhan ,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
E ulu hënë,
për mbi Rrëzë,
të ndriçosh,
fshatin të tërë,
në Mbrezhan ,
në ato vënde,
të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
E ulu hënë,
për mbi kishë,
të marrësh,
nga zoti,dritë,
Në Mbrezhan,
në ato vënde
Të bësh dritë,
për mbi kalldrëme.
*
***Nga Anastas Qirici 27.03.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com