August 8, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ç’FAJ KA TOKA IME…?

Ti e padukshmja që fshihesh pas gjëmës –
Coronë, shterpë prej pasurie…
Ja, ku më ke.
Vritma dhe të parën trashëgimi
nga të parët –
DASHURINË ,
që, edhe pas vdekjes,
pa lejen tënde,
do ta kem…

Shuama, me gjëmën tënde,
edhe BUZËQESHJEN,
pa t’u dhimbsur
e tashmja ime e fishkur
prej urie gjithfarësh…
Farën e saj e kam mbjellë
në kohë të kohës,
me ëndrra të vërteta fëmijësh …
….
Ti, e padukshmja me vetëtima,
që shfaqesh si engjëll pa krahë,
ku ta dija, s’i ta besoja(!?!!),
që planetet na qenkan homoseksualë…
( më shumë se djaj…
më shumë se pushtetarë…)?

Nëse na bëkan dashuri
Plutoni me Jupiterin
( sipas Suzan Miller)…,
Çfaj ka Toka ime,
që u mbars si FEMËR…
Pa e njohur Universin,
u deh prej Dashurive…?

Ç’faj ka TOKA IME…???

Iliriana- bio prej Toke…
Brooklyn, NY, 30 mars 2020,
në të gjitha orët e Botës sime.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com