August 3, 2024

Dhjetë vjet shtet Kosova ! – Hasan Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DHJETË VJET SHTET KOSOVA!

DIALOG NË KOHË LIRIE
Hero,
nuk lexohen më germat e gurit
as koordinata në kufirin e thyer
si dhe as gjaku
(mbase është tharë)
as fjalët e lira…
Jo!
dhe as ajri i (pa)pastër
që ndotë lapidarët!

sa vrenjtur vështrojnë retë!

Hero,
ende kam mall të dëgjoj
ligjërimin tënd
nëpër amfiteatrot e metropoleve
të shndritshme
me ylber dritash neoni
para atyre zemrave të kalluna
qe merrnin forcë prej shpirtit tënd
që do kthehet në mish bronxi…

Hero,
nuk ka bukë as sot,
Kosova e shtrenjtë,
bile as krip…
Veç, zemrës së madhe
i lanë dhe pa kulm mbi krye
bashkëluftëtarët tuaj
të Koshares!

më beso,
as statut veterani s’ju dhanë!

Hero,
dikush po e kafshon lirinë
sikur jetën (e djeshme) në ajri
ushqehen në xhamin e gjelltoreve të avullosura!
e etjen e thajnë
me lotin e njelmt…

Hero,
mbi lirinë
janë ndërtue pallate
e në ato “saraje të bardha”
bëhen pisllëqe me dashuriçka
si në kohë bejlerësh
si në zeman sulltanësh!

Hero,
“komandantët” kanë veshje altari
e kollare pleh-ari
deri sa shpresa zbehet
në katunde e qytete.

Hero,
çohu dhe njëherë
prej atij “dheu të bardhë”
t’i peshtysh këta
sharlatanë
shkërdhata-diplomate!

… e kë do ta gëzojë
kjo “dekadë në liri”!

Hero,
dikush po e kafshon lirinë sot…!!!

Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com