August 3, 2024

E pafalshëme për sot – Neil Ruçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E PAFALSHËME PËR SOTË

Nuk rrimë do pa shkruar
Por diçka dhe tregojmë,
Coronavirusi do luftuar,
Që lirinë të fitojmë.

Ashtu si emigrimi,
Na ndau me njerëzinë,
Fundi s’është si fillimi,
Se s’kanë ngjashmërinë.

Emigrimi ndryshon jetën,
Ta bën më të mirë,
Coronavirusi zbraz kuletën,
Jetën bën të vështirë.

Njerëzimi në botë,
Ç’far nuk ka provuar,
E pafalshme për sot’
Mjet për t’mos e luftuar.

Lufta ta merrë jetën,
Që Zoti ka dhuruar,
Shkencëtarët gjumë fjetën,
Të pafajshëmit ndëshkuar.

Do vijë ditë e gjykimit,
Kjo nuk është rastësi,
Zjarr do dalë pas tymit,
Por ngelt’ në histori.

Ashtu siç kanë ngelur,
Të gjitha epidemit,
Por kjo flamë e hedhur,
U rëntë tek shtëpit.

Është mallkim i rëndë,
Por ky ngelet mallkim,
Mos ndëshko babë e nënë,
Sepse e merr shpërblim.

Sotë heronj janë bënë,
Ata që ne na shërbejnë,
Këta duan babë e nënë,
Gjithmon paçin shëndenë!

I uroj me shpirt,
Ç’ka bëjnë për ne,
I shikojmë për ditë,
Si një rreze drite.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com