August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lypës

Lypësit ndërrojnë vendet e tyre,
shkojnë përtej
Sido të bëhet e sidoqoftë,
çfarë do ti gjej
Rreth tyre s’ka më kalimtarë,
me sytë me lot
Askush si sheh si më parë,
na ndjej o zot
Se dhimbja s’eshtë për të gjithë,
lypim diçka
Shëndet kërkojmë me kokën ulur,
na ndih allah
Na ndihi gjithë kudo të jeni,
me dorën shtrirë
Me mall e mbushni atë sofër,
të jemi mirë
Se vlerë nuk paska veç paraja,
para është kot
Shëndet e dashuri na vlejnë,
në këtë botë
Ndaj lypim krejt me duar qiellit,
na sill një çikë
Qoftë një gëzim sado i vockël,
apo një mik
Ndaj lypesit nuk po nderin dorën,
po lypim vetë
Një copëz lumturi të vockël,
një copëz jetë

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com