August 3, 2024

Meditim në fshat – Mehmet Rrema

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MEDITIM NË FSHAT.

Do të doja arat me grurë të mbillen kudo
E gruri rënduar nga kallinjët t’i zbukuroi
Era e bukës së pjekur të ndjehet kur kalo
Pranë furrave dhe oreksin shpejt të ta zgjoi

Le të varen qershitë e pjekura në degë si rubin
E vajzat llërëpërveshura të mbushin shportat
Shqerrat kur lëshohen në kullotë lozin pa pushim
Do të doja me nektarin e pjeshkës të mbushim gotat

Le të zgjohen bujqit në agun e mëngjesit të nxituar
Dhe barinjët të zënë vend heret pranë shtrungës
Sa e zbukuron tërfojën pika e vesës diamant i kulluar
Fëmijë që shkojnë në shkollë ç’ lezet i japin rrugës

Të kalosh pranë fushës me barin e korrur
A të dëgjosh këngën e mëllenjës në gëmushë
Të shikosh harabel çapkënin e kudondodhur
Në vapë të ulesh i qetë e të pushosh pranë gurrës

Në mbrëmje pas punës të qendrosh deri vonë
Në freskun e ëmbël që zbret i qetë nga mali
Po sa lezet ka kur dëgjon gjyshet krah hapur t’u thonë
Shoqeve ejani sonte për darkë se na ka ardhur edhe djali…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com