Mos vajto violina ime – Sherife Malo Allko
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MOS VAJTO VIOLINA IME
***************************
Me tërsëllëmë ulëret violina.
Telat e tendosur vajtojnë si një ulkonjë,
kur prenë ia rrembejnë nga kthetra e saj .
Vajton sa dëgjohet në kupë të qiellit.
Vajtimi i saj trembi yjet ,hënën
dhe natës i veshi mantelin e zi.
Toka mbeti e shkretë në errësirë,
pa tapetin plot ngjyra e dritën të tij .
Vajton violina ,ulëret , kacafytet
e gërshetohet me vetveten .
Ulëret me tinguj të cjerrë,
sa ,dhe shpirtin ta pëlcet.
Sherife Malo Allko
26.03.2020
Të drejtat e autorit të rezervuara !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com