O koha ime – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
O KOHA IME
Ulli i vjetër
Ish tharë
Dhe shtëpia
Shembur.
Lumi i kulluar
Ish lodhur
Toka fisnike
Ish djegur.
Zogjtë
Heshtja i zhduku
Njerëzit kryqëzuar
Vdekur…
Shirat
I pat rrëmbyer era
Lulet
I hëngrën skeletet.
Shkëmbi nga nata
Ish thërrmuar
Ushtar i mirë-
Një vizatim fëmije.
S’ më mbeti tjetër
Veç të hesht për ty!
O koha ime e vuajtur
O koha ime e mirë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com